SHBA urdhëron Zelenskyn të firmosë marrëveshjen për mineralet e rralla: E papranueshme të fyesh presidentin Trump

21/02/2025 11:14

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duhet të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një marrëveshje mbi qasjen e SHBA-së në mineralet e rralla të Ukrainës, ka thënë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.

Zelensky e refuzoi të mërkurën kërkesën e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të rralla të Ukrainës, pasi Donald Trump tha se dëshironte një “marrëveshje” që do të pasqyronte shumën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës.

Waltz tha se Shtëpia e Bardhë ishte “shumë e frustruar” me Zelenskyn pasi ai adresoi fyerje “të papranueshme” ndaj presidentit amerikan Donald Trump më herët këtë javë.

“Ne u ofruam ukrainasve me të vërtetë një mundësi të jashtëzakonshme dhe historike,” tha këshilltari, duke shtuar se marrëveshja do të ishte “e qëndrueshme” dhe “garancia më e mirë e sigurisë” që Ukraina mund të shpresonte.

Por Zelensky e kishte refuzuar ofertën, duke thënë: “Nuk mund ta shes shtetin tonë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA