Plagosi me thikë një person pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, arrestohet autori

21/02/2025 21:39

Autori, që dyshohet se plagosi me thikë një person në Berlin është vënë në pranga.

Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 me kohë lokale në memorialin e Holokaustit, pranë Ambasadës Amerikane. Sulmi me thikë u raportua në anën veriore të memorialit, përballë të cilit ndodhet Ambasada e SHBA.

Burri u plagos nga një objekt i mprehtë dhe u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës. Nuk dihet çfarë e shtyu autorin drejt këtij akti.

Memoriali për hebrenjtë e vrarë të Evropës, i cili shtrihet në 19.000 metra katrorë, përshkruhet si memoriali qendror i Holokaustit të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA