Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që pak ditë më parë kërkoi bllokimin e nismës ‘për burgjet e hapura’.

Sipas Celibashit, nisma e deputetit socialist Nasip Naço favorizon një shtresë të caktuar personash që mund të ndikojë në procesin elektoral.

Ndryshimi ligjor i propozuar thotë se “një personi të dënuar  të cilit i ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur, me kusht që i dënuari të ketë siguruar një kontratë të rregullt pune kalon në atë që njihet si burg i hapur. Kjo do të thotë se i dënuari paradite shkon në punë dhe në darkë kthehet në burgun e hapur.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Top Channel, Naço u shpreh se ideja e ndryshimeve mori spunto nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat alokohen çdo vit për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe koston vjetore  për mbajtjen  e një të burgosuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA