Zelensky “zbutet” me Trump, reflekton presidentit ukrainas: Konstruktivë me Amerikën

20/02/2025 13:31

Një ditë pasi Donald Trump përdori fjalë tejet të ashpra ndaj homologut ukrainas, në Kiev mbërriti për vizitë i ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, me misionin veç të tjerash, edhe të shtensionojë situatën.

Në atë që u cilësua praktikisht si një sulm verbal, shefi i Shtëpisë së Bardhë e quajti Zelenskin diktator, megjithatë, përgjigja e këtij të fundit ishte me tone mjaft të buta e aspak sfiduese. Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë”, u shpreh ai duke iu referuar takimit që përgatitet të mbajë me Kellogg.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën”, theksoi Zelenski, ndërsa i mëshoi idesë se kemi të bëjmë me një luftë “që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Në këtë mënyrë, i kundërshtoi pa er përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën, praktikisht, e kishte nxitur qeveria e Ukrainës. Në video-mesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.

Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham. Graham është një mbështetës i Trumpit.

Zelensky tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA