Tenderi 9.3 mln euro për ilaçe/ Fituesi “Rejsi Phrama” ishte i paracaktuar, barna për 10 deri në 30 pacientë

20/02/2025 15:14

Është shpallur tanimë fituesi i tenderit të shumëpërfolur me vlere 9.3 milion euro për blerje barnash, të cilin Ministria e Shëndetësisë e hapi në fund të vitit të kaluar, i cili u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare, pasi ngjalli dyshime të forta se fituesi ishte paracaktuar dhe ky tender u hap posaçërisht për kompaninë farmaceutike Rejsi Pfarma në mënyrë që në arkën e saj të kalonte një shumë e majme prej 8.5 milion euro.

Dhe rezultati tanimë është i dokumentuar, në10 shkurt kur u shpall fituese kjo kompani, e cila ishte e vetme në këtë garë, nëse do të quhej e tillë dhe se në dokumentet e Agjencisë së Prokurimit Publik është shënjuar me flamur të kuq.

Më konkretisht janë blerë 4 lloje medikamentesh, të cilat futen me marrëveshje kuadër, me urdhër ministri një procedure e cila vjen pasi këto barna ishin regjistruar më herët ,por nuk ishin ne treg, pra nuk  janë importuar më parë në territorin e Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë ofroi për blerje barnash në QSUT një fond prej 9 milionë Euro,  nga ku afro 90 % i shkojnë një kompanie të vetme për blerje barnash që i duhen nga 10-30 paciente, ndërkohë që për mijëra paciente te tjere ka mungesa barnash.

E pyetur nga Top Cannel Ministria e Shëndetësisë  përgjigjet se kanë qenë kërkesa të shefave të shërbimeve. Por në fakt Drejtoria e QSUT nuk ka kthyer përgjigje se si u bë kërkesa për këto 4 barna sepse ne fakt shefat e shërbimeve kanë një mori kërkesash të tjera për të përmbushur nevojat e pacienteve me barna.

Në përgjigjen që është kthyer nga Agjencia e Barnave e thuhet se këto barna janë riregjistruar që në vitin 2022 por nuk kanë hyrë asnjëherë në territorin shqiptar. Pra ato futen për herë të parë tani pasi kompania farmaceutike u shpall fituese e tenderit nga ministria e Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA