Nuredin Dumani tha se grabitën 500 mijë euro në banesën e dhëndrit të Agron Dukës, reagon kreu i PAA: Ja si qëndron e vërteta! Unë jam biznesmen, paratë i mbaj në…

21/02/2025 08:15

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një prononcim për Top Channel ka hedhur poshtë deklarata e bëra sot në seancë gjyqësore nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili tha se kanë grabitur banesën e dhëndrit të Dukës.

Agron Duka u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk e di se si ka lindur ideja e Dumanit për të thënë se kanë grabitur banesën e dhëndrit.

“Dhëndri im jeton prej vitesh në Angli me vajzën time dhe dy fëmijët e tyre, nuk është e vërtetë që i është grabitur banesa. Nuk e di si i ka lindur kjo ide. 500 mijë euro unë s’kam pse i mbaj në shtëpi, unë jam biznesmen, paratë i mbaj në bankë”, tha ai duke hedhur poshtë deklaratën e Dumanit.

Kujtojmë se në procesin me dyer të hapura në GJKKO, Dumani pretendoi se kanë grabitur banesën e  dhëndrit të Agron Dukës.

Pyetjes së nëse kanë kryer grabitje banesash, Dumani iu përgjigj: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam hequr targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA