“Nëse nuk më përgjigjeni mua, do i përgjigjeni atij nga Washingtoni”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bën thirrje shteteve evropiane për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

20/02/2025 19:16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte thotë se është në bisedime me vendet evropiane që nuk shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për mbrojtjen, duke paralajmëruar se mund të marrin një telefonatë nga Donald Trump nëse refuzojnë.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini, Rutte tha se vetëm 23 vende kanë arritur shifrën prej 2% ndërkohë që NATO përbëhet nga 32 anëtarë.

“Ka disa vende që nuk po shpenzojnë 2%, dhe unë po angazhohem me ta në mënyrë aktive dhe intensive për t’u siguruar që ata të shpejtojnë për të arritur këtë shifër” tha ai.

“Unë u them atyre, nëse nuk reagoni ndaj telefonatave të mia, mund të telefonoheni nga dikush tjetër në Uashington,” shtoi Rutte, duke iu referuar Trump, i cili u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve evropiane të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Ai shtoi se garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën nën një marrëveshje të mundshme paqeje me Kremlinin do të duhej të mbështeteshin nga SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA