
Donald Trump beson se kartat në çdo negociatë paqeje për fundin e luftës në Ukrainë, janë në dorën e Moskës, sepse Rusia, sic argumenton ai, “ka marrë shumë territor”.
Presidenti amerikan i tha BBC-së se ka besimin që Moska kërkon vërtet mbylljen e konfliktit. Këto komente, Trump i bëri gjatë rrugës së kthimit në Washington DC pas pjesëmarrjes në një takim në Florida me investitorë nga Arabia Saudite në Florida, ku e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator” për herë të dytë brenda një dite. Republikani ishte i zemëruar me Zelenksyn, i cili duke reaguar ndaj bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, nga të cilat Kievi u përjashtua deklaroi se presidenti amerikan “po jetonte në një hapësirë dezinformimi” të qeverisur nga Moska. “Unë mendoj se rusët duan të shohin fundin e luftës, e mendoj këtë vërtet. The i kanë ata kartat në dorë”, theksoi Trump për BBC në Air Force One. I pyetur nëse beson vërtet se Rusia e dëshiron paqen, u shpreh i bindur se “po”.
Sulmet e tij ndaj Zelenskyt në Florida ku e quajti kreun e shtetit ukrainas një “diktator”, erdhën vetëm disa orë pasi ai përdori të njëjtën fjalë në një postim të “Truth Social”. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se postimi i Trumpit ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve “dezinformuese” të Zelenskt-ut. “Ai refuzon që të mbajë zgjedhjet presidenciale, dhe ndërkohë, është vërtet shumë poshtë në sondazhet reale të popullaritetit në Ukrainës. Po në fund të fundit, sim und të jesh lart në anketime kur cdo qytet i yti po shkatërrohet”, tha Trump në Florida. Mandati pesëvjeçar i Zelenskit ka përfunduar në maj të vitit 2024. Megjithatë, Ukraina ka qenë nën ligjin ushtarak që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 dhe për këtë arsye, sipas Kushtetutës, zgjedhjet janë pezulluar.
Shpërthimi i Trumpit nxiti kritika nga liderët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili tha se “është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”.
Top Channel