Bankat fituan 370 milionë euro! Të ardhura rekord, 15% më shumë se në 2023 nga rritja e kredive dhe e depozitave

20/02/2025 15:19

11 banka të nivelit të dytë që operojnë në tregun shqiptar kanë shënuar fitimet më të larta në 8 vitet e fundit.

37.4 miliardë lekë ose 370 milionë euro, 15.2% më shumë se në 2023 është rekordi i arritur nga institucionet financiare. (grafik) I arritur kryesisht nga  interesat e larta të borxhit publik, rritjes së kredive për biznese dhe individë dhe shtimit të depozitave me 5.9%.

Në të njëjtën ecuri kanë rezultuar edhe normat e fitimit të bankave në raport me kapitalin aksioner, të cilat u rritën nga 12.3% në vitin 2022 në 17% në vitin 2023 dhe 18% në vitin 2024.(grafik)

Përballë një performance të tillë banka rritën numrin e degëve, rrjedhimisht edhe të të punësuarve në përkatësisht 405 njësi dhe 7154 punonjës në total.

Totali i aseteve të bankave në fund të 2024 arriti në 2.1 trilionë lekë ose 21 miliardë euro.(grafik) Në të njëjtën linjë me të ardhurat janë rritur edhe shpenzimet e sektorit bankar gjatë vitit të kaluar, në 51 mld lekë, një rritje me 9.68% brenda vitit.

Tabela 1

FITIMET E 11 BANKAVE NË VEND

370 MLN EURO

+15.2%

Tabela 2

FITIMI NË RAPORT ME KAPITALIN AKSIONER

2022                    12.3%

2023                     17%

2024                      18%

tabela 3

TOTALI I ASETEVE TË BANKAVE

21 MLD EURO

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA