Aksidenti në aksin “Korçë-Pogradec”/ U përplas për vdekje nga makina, viktima dyshohet të jetë endacak
20/02/2025 10:10
Zbardhen detaje nga aksidenti në aksin “Korçë-Pogradec”.
Një këmbësor u përplas për vdekje nga një makinë gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Nga hetimet rezulton se viktima, rreth 60 vjeç, dyshohet se ishte endacak.
Sipas informacioneve paraprake 60-vjeçari ka qenë duke ecur mes rrugës, kur është përplasur nga automjeti i drejtuar nga një 37-vjeçar.
Top Channel