50 miliardë dollarë për mbrojtjen, Trump: Siguria e Europës, jo më prioritet për ne!

20/02/2025 13:29

Krerët e lartë ushtarakë në SHBA kanë marrë nga Pentagonit udhëzimin që nisin hartimin e një liste kursimesh që mbërrijnë shumën e 50 miliardë dollarëve nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026, shumë kjo e cila do të shfrytëzohet për zbatimin e prioriteteve të Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare.

Shqyrtimi i buxhetit mund të shënojë fillimin e përpjekjeve të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vënë në jetë planet për më shumë investime në Azi-Paqësor dhe për t’i dhënë përparësi sigurimit të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe reforma të tjera. Një ekip i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, apo DOGE, të drejtuar nga Elon Musk, ka nisur sakaq punën në ministrinë e mbrojtjes ndërsa punonjësit civilë po përballen me shkurtime të vendeve të punës.

Synohet për kursime deri në 8% të buxhetit të hartuar nga administrata e Presidentit Biden për vitin fiskal 2026, rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shfrytëzohet në përputhje me përparësitë e Presidentit Trump.

Nga shkurtimet bëhen përjashtime të shumta, mes tyre Komanda e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin, financimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe mbrojtja ajrore dhe sistemet autonome. Ndërkohë, komandat ushtarake që mbikëqyrin operacionet në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk përjashtohen nga shkurtimet. Buxheti vjetor i Pentagon është afërsisht 1 trilion dollarë në vit.

Hegseth është shprehur publikisht se përparësia e Pentagonit është tek siguria kufitare e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet që paraqet Kina, e se  Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më të përqendruara kryesisht tek siguria në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA