“Mos të anulojë zgjedhjet”/ Miliarderi amerikan i shtohet listës së kritikëve të Zelenskyt, Musk: Nuk mund të pretendoj se përfaqëson Ukrainën

19/02/2025 22:38

Pas Donald Trump dhe JD Vance, aleati i presidentit të ri amerikan, Elon Musk ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Musk, personi me i pasur në botë që aktualisht drejton Departamentin e Efikasitetit në administratën e Presidentit Trump nuk i kurseu kritikat për Zelenskyn.

“Zelensky nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e popullit të Ukrainës nëse nuk rivendos lirinë e shtypit dhe vazhdon të anulojë zgjedhjet!”, shkroi Elon Musk në X.

Musk citoi një postim që shkruante: “Në Amerikë, ne mbajmë zgjedhje presidenciale çdo katër vjet, edhe gjatë kohës së luftës. Ne mbajtëm zgjedhje gjatë Luftës Civile. Ne mbajtëm zgjedhje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përpara se Presidenti Zelensky të vendosë t’i japë leksione presidentit amerikan, ai duhet të mbajë vetë zgjedhje.”

Komentet e miliarderit vijnë pas komenteve të Trump dhe zëvendëspresidentit të tij, JD Vance. Trump e cilësoi Zelenskyn një “diktator” pasi po shtyn zgjedhjet për shkak të luftës ndërsa Vance iu përgjigj komenteve të presidentit ukrainas duke e paralajmëruar të ketë kujdes me sulmet që i drejton presidentit amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA