Akuzat e Donald Trump ndaj Zelenskyt, Boris Johnson kritikon presidentin amerikan: Mund të themi dhe që SHBA-ja sulmoi Japoninë

19/02/2025 18:59

Ish-kryeministri konservator britanik Boris Johnson, dikur në marrëdhënie të mira me Donald Trump, është distancuar nga sulmet e fundit të liderit të Shtëpisë së Bardhë ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

I pyetur për akuzat ndaj Kievit në lidhje me fillimin e konfliktit me Rusinë, Johnson u përgjigj shkurt: “Sigurisht që Ukraina nuk e filloi luftën, përndryshe mund të themi se Amerika sulmoi Japoninë në Pearl Harbor”.

Jo vetëm kaq. Ish-kryeministri, i përshkruar dikur nga Zelensky si lideri perëndimor më i afërt me të personalisht, mbrojti gjithashtu presidentin ukrainas për çështjen e shtyrjes së zgjedhjeve, duke thënë se ato nuk mund të thirren ndërsa përballen me “një pushtim të dhunshëm” dhe duke kujtuar se Britania gjithashtu nuk mbajti zgjedhje të përgjithshme nga 1935 në 1945.

Johnson ditët e fundit në rubrikën e tij javore në Mail ishte përpjekur të mohonte qëllimin e administratës së re amerikane për të braktisur Kievin ose për ta penguar atë nga anëtarësimi në NATO, ndërkohë që e shtyu këtë perspektivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA