VIDEO/ Milani i jep lamtumirën Champions-it! Theo “djeg” kuqezinjtë, Feyenoord arrin kualifikimin surprizë në ‘San Siro’

18/02/2025 20:42

Milani eliminohet nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/16-ave, pas barazimit 1-1 me Feyenoordin brenda në “San Siro”, me holandezët që kaluan më tej falë fitores një javë më parë në Roterdam.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët shënuan që në sekondën e 40 të takimit me anë të ish-it Gimenez. Skuadra e Conceiçãos provoi disa herë për të dyfishuar rezultatin, por gjithçka u prish nga Theo Hernandez, i cili për shkak të një simulimi brenda në zonë, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe vështirësoi gjërat për “Djallin”.

Menjëherë pas kartonit të kuq të francezit, Feyenoord u “ndez”, duke provuar disa herë për të rikthyer avantazhin në favorin e tyre, gjë që të cilën e arritën me anë të Carranzas në minutën e 73’ të takimit, falë një goli me kokë.

Kuqezinjtë u munduan të rikthenin baraspeshën, por pa arritur të gjenin rrjetën, m me rezultatin përfundimtar që shënoi 1-1, i pamjaftueshëm për italianët që të vazhdonin më tej.

Kështu Milani bëhet ekipi i parë që eliminohet në fazën e 1/16-ave, ndërsa Feyenoordi do të mësojë të premten se me cilin mes Interit ose Arsenalit do të ndeshet në fazën e 1/8-ave.

REZULTATI:

MILAN 1-1 FEYENOORD (1-2)

Gimenez 1’ / Carranza 73’

GOLI I GIMENEZ (VIDEO)

GOLI I CARRANZA (VIDEO)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA