“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton”, Rama i përgjigjet komentuesit: Mos qani hallin e miqve të mi, mos besoni përrallat me kukulla

18/02/2025 09:10

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për foton e shumë përfolur me Alex Sorosin.

Rama tha se Alex Sorosin dhe babanë e tij i ka pasur dhe do t’i ketë miq, dhe historitë me kukulla tha kryeministri, nuk duhen besuar.

Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me ta por nuk bëj spekulime abuzime me miqtë dhe mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin.

Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë.  Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA