Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra
Në të njëjtën kohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po konsideronte nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për burimet minerale, Kremlini i ofroi administratës së Donald Trump një marrëveshje për burimet natyrore ruse.
Sipas Moscow Times, Rusia beson se kompanitë amerikane të naftës mund të kthehen në vend, ndërsa është gjithashtu e interesuar për projekte të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara në Arktik, tha Kirill Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, përpara bisedimeve në Arabinë Saudite.
Sipas Dmitriev, një nga tre përfaqësuesit e zgjedhur nga Vladimir Putin për t’u takuar me amerikanët në Arabinë Saudite, Moska e konsideron të rëndësishme rifillimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara.
Kompanitë e mëdha të naftës nga Shtetet e Bashkuara kanë pasur “operacione shumë të suksesshme” në Rusi, tha Dmitriev.
“Ne besojmë se në një moment të përshtatshëm ata do të kthehen, pse do të refuzonin mundësinë për të shfrytëzuar burimet natyrore ruse që Rusia u ka ofruar?”, shtoi zyrtari rus.
Top Channel