
Në përpjekjet për të reduktuar përdorimin e drogës, Policia e Tiranës goditi shpërndarës të drogave të cilët po përdorin përherë e më shumë teknika të reja dhe nuk qëndrojnë më në zona fikse, por veprojnë në të gjithë Tiranës
Kjo është banesa e një shpërndarësi droge. Hashashin e ka paketuar në kavanozë qelqi për ruajtur cilësinë e dozave. I
arrestuar gjatë operacionit antidrogë, i dyshuari është në listën e 34 personave ndaj të cilëve gjykata firmosi arrest me burg në mungesë. Antidroga e kryeqytetit angazhoi si të infiltruar disa përdorues droge të cilët blenë doza kokaine, hashashi dhe ekstrazie tek furnizuesit e përhershëm.
Përpjekjet e policisë për të pastruar rrugët nga droga , kanë sjellë gjatë dy viteve qindra shpërndarës të prangosur gjatë aksioneve seriale “Tempulli’. Dhe gjithashtu një fenomen të ri në burgje , që po ndeshen me fenomenin e trajtimit shëndetësor që janë njëherazi edhe shpërndarës edhe përdorues
Sinkron Elton Allushi siguria është kontribut I të gjithëve , na besoni dhe bashkëpunoni akoma më shumë për të bërë më të mirën duke krijuar një ambient sa më të sigurt.
Pesë nga shpërndarësit ishin arrestuar në një procedim të mëparshëm. Ndërkohë që territoret e tyre ishin zona e Ali Demit, ish parku, Vasil Shanto, Shkozë dhe ish Bllok.
Top Channel