Aksidenti me dy të vdekur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, arrestohet një 54-vjeçar

18/02/2025 09:59

Një aksident me dy viktima u regjistruar dje në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”.

Për pasojë është arrestuar një 54-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA