151 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar në 11 Maj! Shumica, qytetarë nga Tirana, Fieri dhe Durrësi

18/02/2025 20:24

Mbi 151 mijë shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar deri më tani në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga 189.088 qytetarë, që kanë bërë kërkesë për regjistrim, janë pranuar 151.797 prej tyre, ndërkohë që janë refuzuar 36.743 persona.

Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën.

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Afati i fundit për t’u aplikuar për regjistrim është 5 marsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA