![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ambulanc_sd-800x450.jpg)
Një 35-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë E.Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Policia thotë se në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues E. Sh dhe pasagjer D. M, në rrugën “Sami Frashëri”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel