Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura 27/06 20:01
Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë një takim me liderët evropianë të hënën për të diskutuar situatën në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm francez Jean-Nowl Barrot. Barrot bën me dije se samiti nuk duhet të “tepër-dramatizohet”, duke thënë se këto lloj takimesh ndodhin rregullisht.
Takimi do të përfshijë liderë nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja dhe Danimarka, të cilat do të përfaqësojnë vendet baltike dhe skandinave, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Top Channel