Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra 15/09 23:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas gazetës Il Giorno , ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara, ndërsa i plagosuri mendohet se është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.
Mesa duket ka qenë një ekzekutim gjakftohtë, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit.
Vrasësi është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.
Top Channel