
Një punë e trashëguar prej shekujsh nga të parët mbron nga ngricat, temperaturat e lagështira prodhimin e patates në Shishtavec të Kukësit gjatë stinës së dimrit.
Fermerët e kultivimit të patates ruajnë traditën shekullore të shtratifikimit. Në parcelat bujqësore në Shishtavec shikon pirgje dherash, të cilat shërbejnë si çati mbuluese për shtratifikimin e patates. Jelen Hoxha, fermeri më i njohur i kësaj zone tregon arsyen se pse e ruajnë edhe sot këtë traditë.
Jeleni pohon se gropat e shtratifikimit duhet të hapen vetëm kur temperaturat janë mbi zero gradë në mënyrë që mos të dëmtohet patatja.
Kultivimi dhe ruajtja e patates në lartësi prej 1350 metër mbi nivelin e detit është një punë shumë e madhe për fermerët e Shishtavecit, por cilësia e kualiteti zënë vendin e parë, duke e bërë pataten më të kërkuar në tregun shqiptar.
Top Channel