Makina përplaset me kamionin, humb jetën një grua, në gjendje kritike shoferi i “Benzit”! Mjetet lëviznin me shpejtësi të lartë në aksin Prrenjas-Librazhd

15/02/2025 08:04

Në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd gjatë mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë.

Burime jo zyrtare bënë me dije se në vendin e quajtur Pishkash në Njësinë Administrative Qukës rreth orës 00.10 janë përfshirë në aksident një autoveturë dhe një kamion. Automjeti tip “Benz” me drejtues një 34-vjeçar është përplasur me kamionin, me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i makinës. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.Ndërsa viktima është dërguar në morgun e Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA