“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit

15/02/2025 08:34

Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 1 majit.

Në podcastin “Flasim” të kësaj të shtune, ku të ftuar kishte një shqiptar që ka emigruar në Greqi, Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare.

“Data e fundit e regjistrimit është katër marsi, kush dëshiron, duhet të nxitojë të regjistrohet. Dhe mirë është që të regjistrohet. Shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit të vendit. Mjafton të shkoni në platformën e KQZ-së, kërkon pak durim, duhet bërë kujdes, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen dhe ata me ID të skaduara. Votimi është falas, do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Vota do të hidhet në postë, e parapaguar. Është hera e parë, është historike. Mos e lini për në momentin e fundit, sepse mund të ketë mbingarkesë. Posta kërkon kohën e vetë për t’ju sjellë votën dhe më pas për ta kthyer prapë këtu”, u shpreh kryeministri.

168.366 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për t’u regjistruar deri më tani dhe kërkesa u është pranuar 133.049 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA