Bletët po ikin! Fenomeni që po dëmton kosheret, bletarët: Boshatisen edhe pse ka mjaftueshëm ushqim

15/02/2025 12:13

Ky dimër i butë solli probleme të mëdha për bletarët. Ata po përballen me sëmundje të reja, që asnjë medikament nuk po e shpëton dot bletën.

“Nuk po e gjej dot zgjidhjen. Mjekimet i kemi bërë me medikamente bio, përsëri humbjet i kemi të larta. Unë fajin ia kam vendos nazemacerozë një sëmundje e re që po shkakton humbje të mëdha tek bletët”, thotë bletari Ridvan Basha.

Çuditërisht, kosheret janë braktisur nga bletët, edhe pse ato kanë pas mjaftueshëm mjaltë për tu ushqyer.

“Hojet janë me mjaltë, bleta ka lënë pjelljet dhe ka braktisur kosheren. Ky është fenomeni që po na ndodh ikën bleta bashkë me mbretëreshën”, shpjegon Basha.

Ndërsa për Engjëllush Spahon, bletët janë helmuar nga mjalti toksik që është i shëndetshëm për njeriun dhe vrasës për vetë bletën.

“I gjithë ky parku këtu ka qenë në Korçë dhe sot rezulton që të mos ketë asnjë bletë punëtore. Në Korçë, ne na shpëtuan vetëm bletët e reja shtesat, sepse unë mendoj nga që ato bletë nuk kishin mjaftueshëm mizë që të kullosinin në mjaltin e mënjës, mjaltë mjaft toksik për blertët”, thotë Spaho.

Bletarët mundohen të gjejnë vetë arsyen se përse numri i koshereve të boshatisura vjen gjithnjë në rritje. 2025 duket se do të jetë një vit sfidues për ta, largimi i bletëve për ta përkthehet në dëm ekonomik dhe pakësim të mjaltit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA