![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/gggggggg_sd-800x450.jpg)
Ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” do të përfshijnë rregulla të reja të deklarimit edhe për kategoritë të cilat paguajnë tatim në burim.
Nga 8%-15% është norma që do të paguajnë qiradhënësit, pjesëmarrësit në lojërat e fatit por dhe çdo dividentë. Me formularin e ri individët do të deklarojnë çdo të ardhur, të dhënat personale, llojin e pagesës por dhe shumën e saktë të përfituar.
Pjesë e tatimit në burim janë edhe përfituesit e honorareve. Për çdo të ardhur të përfituar nga licencat e reja, markat tregtare por dhe të drejtat e autorit do të ketë detajohen transaksionet e kryera.
Por tatimi në burim nuk do të përfshijë vetëm individët me banim të përhershëm në Shqipëri.
Afati i deklarimit dhe pagesës së Tatimit të mbajtur në Burim dhe të ardhurave të tjera është çdo datë 20 të muajit pasardhës. Për mosdorëzimin në kohë të deklaratës, gjobat do të variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë.
Top Channel