![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1600-900-1712750248xdritan-rexhepi-377_hd_sd-800x450.jpg)
Pas dy ndërprerjeve prej situatave të tensionuara të nisura që në fillim të seancës plenare, Kuvendi është shtyrë për ditën e hënë të javës së vjen.
Dy protagonistët e kësaj seance ishin Flamur Noka dhe Petrit Doda, të cilët disa herë bllokuan foltoren duke penguar seancën.
Situata u ndez kur në sallë mbërriti Sali Berisha, i cili lëshoi një lumë akuzash në drejtim të socialisteve për mbrojtjen që po i japin kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës
Foltorja e Kuvendit u kthye në një arenë konfrontimi fizik se kush do merrte fjalën.
Me rinisjen e seancës Sali Berisha kërkoi që përballë të kishte Edi Ramën.
Në sulm për të mbrojtur kryetarin u hodh Flamur Noka i cili rrëmbeu një shishe uji dhe qëlloi ministrin Balla.
Top Channel