![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-3-7-800x450.jpg)
Tensionet në Kuvend sollën ndërprerjen e seancës plenare për pesë minuta.
Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi fjalën dhe bllokoi foltoren, kjo kërkoi ndërhyrjen e Gardës.
Spiropali: 5 minuta pushim, nëse nuk diskutoni siç duhet e mbyllim. Kërkoni me çdo kusht të prishni seancën, uluni në vend. Diskutojeni me kolegët dhe merrni fjalën.
Pas konsensusit me kolegët, ai mori fjalën në foltore.
Berisha: Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve.
Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmerrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.
Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit.
Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit?
Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë. Duhet të sillet këtu dhe të votohet. Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin?
Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba.
Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.
Top Channel