Konflikt mes të miturve në Vlorë për motive të dobëta, nis hetimi për tre persona
13/02/2025 14:04
Tre të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Vlorë.
Sipas policisë konflikti ka nisur për motive të dobëta, e për këtë ka nisur një hetim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me dy 17-vjeçarë të tjerë, për motive të dobëta”, njofton policia.
Top Channel