Plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin dy ditë më parë, arrestohet autori në Lezhë

13/02/2025 14:35

Tashmë është vënë në pranga autori i një plagosjeje të ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.

Si pasojë e një sherri për motive të dobëta autori ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 30-vjeçarin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11.02.2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç, e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë. 

30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA