![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/llllll_sd-800x450.jpg)
Ka vijuar me tensione seanca e sotme plenare. Teksa mori fjalën në Kuvend Taulant Balla, deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe në këto momente ndërhyri Garda.
Deputetët demokratë tentuan të bllokonin fjalën e Ballës, ndërsa ky i fundit u shpreh se “po ndjejnë dhimbje për shkak se po afron 11 maji”.
Noka dhe Bardhi po flisnin me tone të larta, ndërsa nga mikrofoni dëgjoheshin vetëm replikat e Bardhit.
Pjesë nga debati:
Spiropali: (I drejtohet deputetëve të PD) Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën
Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do t andjeni dhimbjen sa më 11 maj të gjitha humbjet e tjera që keni pasur do ju duken lule. Hapu pak. Njeriu duhet të bëjë njëherë llogaritë e veta. Ja këta janë qesharakët
Spiropali: Uluni në vend që të diskutojmë me diskutimet. Uluni në vend!
Balla: Jeni qesharak që ju përdor ai plaku, bufi i kënetës, ta harroni ju! Ne do ju mundim më thellë se asnjëherë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh më mirë.
Top Channel