“Ka urgjencë për të paraburgosur Veliajn, por jo për 21 Janarin”, Rama: Ka vdekur koha kur kryeministri kontrollon drejtësinë, pllakën e varrit ia vura unë me PS

13/02/2025 09:24

Kryeministri Edi Rama theksoi këtë të enjte gjatë rubrikës “Sy m’sy” se qytetarët nuk duhet t’i kërkojnë qeverisë të vendosë drejtësi për “21 Janarin”, por SPAK-ut.

Rama: Nuk ka një akuzë me një të pandehur këto gërmimet mund të vazhdojnë nuk ka asnjë problem nuk ke pse e merr tjetrin në burg duke e lënë një kryeqytet të tërë pa kokë, krijon dyshimin se ka një shkelje të rëndë të balancës. Bëjë punën tënde, por të bëjë dhe tjetri punën e vet nëse puna të nxjerr konkluzionin që tjetri të shkojë në burg askush se diskuton këtë gjë, është shumë herët në përfundime, të hedhësh gjithandej mish që të turren e gjithë qenëria e kënetës politike dhe mediatike, çfarë kuptimi ka në fund për dikë që degjenerohet dhe në fund del i pafajshëm, pse bota demokratike janë budallenj, pse bëjnë ndjekje në gjendje të lirë.

Ça më kërkoni mua 11 janarin,  duhet të jesh idiot apo ligësirë me dy këmbë që të vijosh të thash që Spak e kontrollon Edi Rama apo Spak bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve por nuk është vegël e askujt, është shumë e qartë, kërkojini Spak për 21 janarin, jo mua. Nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por s’ jam unë që e bëj ndëshkimin, kjo është një çështje që vonon por në fund nuk harron. Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryebashkiakun e Tiranës, po pse s’ka urgjencë për 21 janarin për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz, kur vijnë ata familje këtu ça t’ju them, do e bëjë qeveria drejtësinë? Do e bëjë partia drejtësinë?  Ka vdek ajo kohë, por siç e shihni iku koha kur partia kryeministri kontrollonin drejtësinë, prokurorinë, gjykatën edhe merrnin në mbrojtje horrat, pse ka vdekur, se pllakën e varrit ia vendosa unë me PS, hidhuni përpjetë thoni çfarë të doni kjo është e vërteta historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA