![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/ukraina_sd-800x450.jpg)
Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2008 në filialin e një banke në Kifisia, afër Athinës.
Për pasojë janë shpallur në kërkim dy shtetas nga Kosova, më konkretisht Basri Berisha alias Basri Ramadani 53 vjeç dhe Sinan Beqiroski alias Sinan Bekjiroski 54 vjeç.
Për sa i përket kronologjisë së vjedhjes, persona të panjohur pasi kanë thyer një dritare kanë hyrë në bankë dhe kanë hequr nga kasaforta qendrore para dhe sende me vlerë, vlera e të cilave kalonte 4.000.000 euro.
53-vjeçari, Ramadani aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, dhe ka qenë në paraburgim nga autoritetet gjermane dhe të Kosovës për vepra të ngjashme.
Nga analizat krahasuese të mëpasshme të kryera nga stafi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, rezultoi se Berisha ishte i përfshirë edhe në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe vjedhjen e një bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.
Top Channel