![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1600-900-1712750248xdritan-rexhepi-377_hd_sd-800x450.jpg)
13/02 16:47
Deputetja Elda Hoti ka vjedhur kartat e deputetëve socialistë për të penguar votimin në Kuvend.
Në videon e siguruar nga Top Channel, deputetja duket që mban në dorë kartat personale të deputetëve.
Kjo situatë e paprecedentë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit Flamur Noka dhe ministrit Taulant Balla.
Pasi Noka e goditi me shishe uji Ballën, u përjashtua nga seanca.
Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.
U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.
Top Channel