“Minimalisht duhej thirrur dhe pyetur”, Rama për hetimet ndaj Bushkës: Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë, mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër dhe mbiemër

12/02/2025 09:21

Kryeministri Edi Rama tha se deputetja Klotilda Bushka minimalisht duhej thirrur dhe pyetur para se të vihej nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ai theksoi se ka shumë gjëra që nuk shk0jnë me SPAK dhe se duhet një reflektim i përgjithshëm.

Rama: Minimalisht kryetarja e komisonit duhej thirrur dhe pyetur, ku jemi këtu, në cilën republikë jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë për dikë dhe mjafton që ky i përfoluri të nxiret me emër dhe mbiemër në ato udhëkryqet e natës si person i dyshuar pa ua pyetur minimalisht, nuk është vetëm kjo, ka shumë gjëra që nuk shkojnë që janë një arsye për një reflektim të përgjithshëm e të përbashkët e të gjithëve qe gjithçka është ndërtuar me mund falë përkushtimit vullnetit punës së prokurorëve dhe gjykatësve. Nuk mund të shembet por duhet të mbrohet dhe forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA