Kandidatët e PD për deputetë zgjidhen me 1 mars/ Primaret marrin vetëm 10 vota kundër! Berisha “mbron” drejtuesit politik

12/02/2025 20:00

Top Channel ka siguruar udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike.

Gara e primareve do të zhvillohet më 1 mars, ndërsa Sali Berisha ka vendosur të mbrojë drejtuesit politik duke i lënë jashtë garës. Si mekanizëm shpëtimi është gjetur një klauzolë që i ngarkon me drejtimin e procesit zgjedhor në çdo qark.

Udhëzimi parashikon që kandidatët për primare;  vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike.

Pasi demokratët të votojnë  për kandidatët që duan të çojnë në Parlamentin e ardhshëm, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

Udhëzimi parashikon që në renditje do të ndikojë edhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, si dhe regjistrimi i diasporës për të cilët Berisha ka caktuar një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për çdo kandidat.

Udhëzimi u hodhën në votë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe u miratuan pa ndryshime, edhe pse kishte 10 vota kundër, mes tyre Edi Paloka, Myslim Murrizi dhe Bujar Leskaj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA