![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel.
Ai komentoi arrestimin dhe masës e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Socialisti u shpreh se në rastin e Veliajt duket qartë shkelje të këtyre standardeve. Ai shtoi se nuk mund të ndalohet me burg një kryebashkiak i mandatuar nga 160 mijë qytetarë të Tiranës, duke argumentuar se proporcionaliteti duhet të jetë një parim kryesor në vendimet e drejtësisë.
“Kur Veliaj është pyetur për inceneratorin, ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, ashtu siç ka bërë dhe zoti Rama. Më aspekt nuk ka ndryshim në linjën politike në mbështetje të institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.
Por, kjo s’do të thotë që elementë, individë, prokurorë të mos evidentohen, mos dalin në sy të publikut. Problematika për shkelje të standardeve ligjore, mazhoranca s’ka kompetencë për të ndërdyrë përveç të drejtës që ka, që të bëjë prezent para publikut kur ka shkelje. Në rastin e Veliajt, në konsideratën time si jurist, duket qartë shkelje të këtyre standardeve.
Unë do them shkurt një element. Do them një element që mbetet makro, ka të bëjë me faktin që vendimi është dispropocional. Pra, ballafaqohen dy të drejta, e drejta për të ruajtur hetimin. Ose nga rreziku i ikjes. Këto elemente shkojnë në një pikë. E drejta e 160 mijë qytetarëve të Tiranës lidhet drejtpërdrejtë me një të drejtë kushtetuese që është e drejta për t’u zgjedhur. Ky proporcionalitet nuk është shqyrtuar. Patjetër që Veliaj duhet të hetohet si çdo kush. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një ushtrues detyre dhe nuk shoh asnjë arsye “që të ndërpritet kontrata, kur ndërkohë është detyrë e prokurorisë për të ruajtur hetimin, tha ai.
Top Channel