![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-shoqerohet-_sd-800x450.jpg)
Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit.
Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamion. Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, rreth 30 vjeç. Po ashtu është plagosur rëndë pasagjerja në mjetin top “Audi” dhe shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale Xh.D.
Nga pamjet e siguruara nga TCH, shihet automjeti tip “Audi” i dëmtuar rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel