Prezantimi i konsulentit të PD për 11 majin, reagon Rama: Dje trampistët ishin si ata adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e ndonjë aktore filmash

11/02/2025 08:37

Rubrikën “Sy m’sy” këtë të martë, kryeministri Edi Rama e nisi duke komentuar “bujën” e opozitës ditën e djeshme e cila prezantoi drejtuesin e fushatës për, zgjedhjet e 11 majit, person i cili sipas Berishës ka drejtuar edhe fushatën e Trump. 

Grupin e opozitës Rama i quajtir “të vetëshpallur trampistë” dhe lëvizjen dhe reagimet e tyre ditën e djeshme i krahasoi me ‘adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e ndonjë aktore filmash.

“Dje trampistët të vetëshpallur trampisë patën një ditë masturbimi kolektiv tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me ndonjë aktore filmash sepse sollën kushedi me çfarë lekësh një konsulent që paska punuar edhe me fushatën e Trump.

Edhe Luli kishte goxha konsulent”-u shpreh kryeministri Rama.

Rama shtoi se gjasat që PD të fitojë zgjedhjet, janë njësoj sa Kavaja të fitoj Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA