Shqipëria një nga opsionet për palestinezët e larguar nga Gaza? Presidenti Trump: Po sigurisht, ka shumë vende që duan të përfshihen

11/02/2025 23:59
Getty Images

Shqipëria mund të jetë një opsion që mund të merret në konsideratë nga administrata amerikane për të dërguar palestinezë të larguar nga Gaza.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë, Presidenti Donald Trump u përgjigj “Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen”.

Më herët kryeministri Rama e ka përjashtuar këtë mundësi kur një gazetar izraelit e përmendi Shqipërinë.

A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, ka pasur fjalë për vende të tjera si Shqipëria apo Indonezia?

Donald Trump: Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen.

Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA