Qëlloi për vdekje Martin Canin, Mario Përlleshaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, dërgohet për gjykim! Prokuroria vijon hetimet për stafin e shkollës

11/02/2025 14:50

Mario Perlleshaj, që qëlloi për vdekje Martin Canin pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese.

Me këtë akuzë, Prokuroria e Tiranës, pasi mbylli hetimet, dërgoi çështjen për gjykim.

Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P

Ndërkohë, organi i akuzës ka vendosur ndarjen e akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës. Ndaj tyre, hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete, shprehet Prokuroria e Tiranës.

Martin Cani u vra më 18 nëntor, ndërsa nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA