Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama, sikurse duket në video, është parë teksa del nga ambientet e Bashkisë pas takimit të zhvilluar me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, burime bëjnë me dije për Top Channel se brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta