![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Kryetari-i-Tiranes-Erion-Veliaj_sd-800x450.jpg)
11/02 23:14
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka reaguar pas arrestimit të kryebashkikakut Erion Veliaj të hënën me urdhër të SPAK.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, aktori dhe njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ka ndarë një ‘selfie’ me Erion Veliajn, duke treguar kështu mbështetje për kryetarin e bashkisë.
“Kurajo vëllai im. Thjeshtë një pengesë më shumë”, ka shkuar Paja bashkëngjitur me foton.
Top Channel