Kredia për turizmin, në nivel rekord! Bizneset zgjeruan aktivitetin, arriti në 12.8 miliard lekë në vitin 2024

11/02/2025 15:56

Për zgjerim biznesi, likuiditet por dhe blerje pajisjesh, ecuria pozitive e sektorit të turizmit në 2024, i nxiti bizneset në vend të paraqiten më shpesh pranë bankave.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, institucionet financiare dhanë më shumë hua për tregtinë dhe turizmin duke reflektuar një interes të shtuar për zhvillimin e këtij sektorit.

Në 44 miliardë lekë ose rreth 445 milionë euro arriti niveli i kredisë. Ndërsa vetëm për 2024 huaja e re rezultoi në 12.8 miliardë lekë.

Më shumë investime por më pak fitime. Pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turistët në 4.5 miliardë euro një vit më parë, një i huaj shpenzoi më mesatarisht 384 euro. Ky tregues në 2023 rezultonte në 416 euro.(grafik)

Pritshmëritë e operatorëve turistik për 2025 tregojnë për një rritje deri në 20% të numrit të të huajve, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për një kujdes të shtuar në marrjen e kredive.

560 mijë të huajë zgjodhën Shqipërinë për ta vizituar në janar. Edhe këtë vit turizmi pritet të jetë një ndër sektorët kryesor kontribues në rritjen ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA