Dy grabitës të cilët ditën e djeshme vodhën me thyerje disa biznese në Lezhë, janë arrestuar nga policia.

Në pranga ranë Sokol Pali 52 vjeç dhe ⁠Marjan Kelaj 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve Sokol Pali dhe ⁠Marjan Kelaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Policia ka publikuar edhe pamjet ku duket teksa dy grabitësit “serial”, janë të maskuar dhe hyjnë me forcë nëpër biznese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA