“Drejtësia është e pavarur se duhet të lihet e pavarur”, Spiropali pas arrestimit të Veliajt: Askush s’ka borxh që t’i nëpërkëmbet prezumimi i pafajësisë

11/02/2025 23:04

Elisa Spiropali prezantoi sot nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë “llogaridhënieje” gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t’i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, ajo komentoi arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se drejtësia është e pavarur dhe se duhet të lihet e tillë.

Më tej ajo theksoi se askush s’ka borxh që t’i nëpërkëmbet prezumimi i pafajësisë.

Drejtësia është e pavarur se duhet të lihet e pavarur dhe duhet të lihet në heshtje të bëjë punën, e të shohë e të gjykojë vetëm provat.

As çadrat që mbrojnë njëri tjetrin, as ulërimat që duan të linçojnë apo dënojmë njëri tjetrin.

Këtë lloj drejtësie kërkojmë ne. Këtë lloj drejtësie kërkon kjo shumicë. Këtë lloj drejtësie kërkon Europa, e cila nuk niset nga shkatërrimi i të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, por niset nga garantimi i këtyre të drejtave duke garantuar në fund drejtësi.

Patjetër kush ka gabuar, kush e ka futur dorën atje ku nuk duhet, kush i ka rënë në qafë njerëzve dhe detyrës që i ka besuar ky popull patjetër duhet të gjykohet, sipas standardeve të një drejtësie të drejtë.

Por askush nuk ka borxhin më të vogël që të shkatërrohet publikisht, që t’i nëpërkëmbet prezumimi i pafajësisë,
që t’i shkatërrohet publikisht emri, reputacioni, pa prova“, u shpreh Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA