105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, Arta Dade: Na mungon Erioni, shpresojmë të bëjë luftën ligjore për të vërtetat e tij dhe të familjes

11/02/2025 19:27

Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj në këtë ceremonia, socialistja Arta Dade tha se Tirana është një qytet i denjë si çdo qytet tjetër i Europës. Ajo tha se shpreson që Erion Veliaj të bëjë luftën e tij me drejtësinë, për të vërtetën e tij dhe të familjes.

Sipas saj Veliaj ka dhënë shembull shumë të mirë në transformimin e qytetit.

“Sot na mungon kryetari i Bashkisë, dhe unë gjej rastin që ta vlerësoj atë për punën e shkëlqyer që ka bërë në 10 vite në krye të bashkisë. Erioni përfaqëson brezin e ri të politikë, nuk ka lidhje me 35 vjet të një politikë shpesh herë të mbrapshtë.

Uroj që kryetari i bashkisë, kryetari ynë i dashur, të bëjë luftën ligjore për të vërtetat e tij dhe familjes së tij. Jam e bindur që nën shembullin e tij  bashkia do të jetë avangarde dhe do të votojë vetëm për progres, stabilitet dhe Tiranën si të gjitha kryeqytetet e BE. Ai mund të ishte pa asnjë mëndyshje dhe kryetar i bashkisë Romës, apo qyteteve të tjera.

Unë kam votuar për reformën e drejtësisë, dhe kam votuar që më së pari të ketë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe i barabartë për ata që rasti e sjell të kenë punë me drejtësinë. Gëzuar festën e Tiranës”, tha Dade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA