Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron të gjitha kutitë, rezultatet e deritanishme për partitë e tjera! Pritet të mbyllet procesi dhe me votat e Diasporës

10/02/2025 15:50

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë.

Pas numërimit të të gjitha kutive, 2533 të tilla, ashtu si edhe pritej  Lëvizja Vetëvendosje renditet në krye me numrin më të madh të votave, por deri tani rezulton të ketë siguruar vetëm 41.14% të tyre, pa e përsëritur dot  suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur siguroi pa shumë mundim mbi 50 për qind të votave dhe krijimin e rehatshëm të qeverisë.

E dyta renditet Paria Demokratike e Kosovës me 22.42% me 177890 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.66%, me 140100 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë marrë 7.48%, me konkretisht 59356 vota nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 3.84 %(30495  vota) dhe Koalicioni për Familje 2.29%, 18191 vota.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954 prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA