![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj_sd-800x450.jpg)
Deputetja socialiste Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve është nën hetim nga SPAK.
Ky fakt konfirmohet zyrtarisht në të njëjtën dosje të kryebashkiakut Veliaj ku u shpallën tetë masa sigurie.
Deputetja dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës sipas nenit 301 të kodit penal.
Sipas burimeve të sigurta të Top Channel pranë SPAK bëhet me dije se konkretisht deputetja ka ndërhyrë tek një dëshmitar që prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj duke i sugjeruar heshtjen .
Veprimet e deputetes janë ekspozuar gjatë vëzhgimeve të hetuesve të BKH gjatë hetimeve si dhe janë konfirmuar në vazhdim nga dëshmitari i pyetur prej prokurorëve të posaçëm.
Ndërkohë zyrtarisht pranohet se emri i Klotilda Bushkës është regjistruar në regjistrin e personave të dyshuar.
SPAK njofton se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.
Top Channel